Home Aktualitet Nëse flet ish...

Nëse flet ish-deputeti Alqi Bllako për “shokët”, furgonat e policisë mbushen me zyrtarë të lartë

1262
0

“Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022”- njofton ndër të tjera SPAK.

Pra konfirmohet se ish-deputeti nuk është gjendur në shtëpi (para orës 24.00) kur ka shkuar policia për të zbatuar masën e arrestit.

Ndërkohë media serioze dhe analistë të njohur tregojnë se ish-deputeti ka kontaktuar nivele politike në PS, duke iu thënë “se nuk kam kryer asnjë krim”, por thjesht kam zbatuar urdhërat që me kanë ardhur nga lart.

Por sa “lart” ishin udhërat akoma nuk është shprehur ish-deputeti, ku mësohet se është vetdorëzuar vetëm në ora 3 e gjysëm në mesnatës, ndërkohë që urdhër arrestet e tjera janë ekzekutuar më herët.

Pra me cilët ka negociuar ish-deputeti që duket se është “kokë turku”, sepse urdhërat kanë qenë më “lart” dhe më larg ministrisë së Mjedisit?

Fakti që u dorëzua në ora 3 e gjysëm të natës për të shkuar në burg, tregon se një pakt e ka kërkuar ose mund të ketë folur se do të tregojë “shokët”.

Tani SPAK ka në dorë krejt mazhorancën e PS, që nëse e kalon në të penduarin e drejtësisë, ish-deputetin Bllako, mund të ngjiten më lart se sa kanë shkuar deri më sot në arrestime.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit