Home Aktualitet Nesër nis vit...

Nesër nis viti i ri akademik. Pedagogët e rretheve në protestë, kanë një thirrje për studentët

103
0

Nesër (17 tetor) nis edhe viti i ri akademik 2022-2023, por jemi në një situatë ku pedagogët studentët do ti presim me protestë. Pedagogët Peter Saraçi, Elior Vila dhe Bsilim Ahmetaj deklaruan për “Euronews Albania”, se prej orës 08:00 deri në orën 10:00 do të mirëpresin studentët e vitit të parë dhe më pas do të fillojnë protestën. Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e 9 kërkesave dhe presin që protestës së tyre t’i bashkohen edhe studentët.

“Kjo vlen për të gjitha universitetet e Shqipërisë, jo vetëm për Universitetin e Shkodrës. Vendimet e sindikatës janë shpërndarë dhe për të mos penalizuar studentët e vitit të parë, të cilët për herë të parë shohin universitetin, kemi vendosur që ta spostojmë në orën 10 fillimin e protestës dhe do t’i qëndrojmë këtij vendimi”, tha Peter Saraçi, pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

“Prej orës 08:00 deri në orën 10:00, ne do t’i presim studentët, do t’i orientojmë sa i përket ambienteve dhe rregullores së universitetit. Nga ora 10:00 deri në 12:00 do jemi në grevë”, u shpreh Elior Vila, pedagog në universitetin “Aleksandër xhuvani” në Elbasan.

“Nesër, është vendosur nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Lartë që të mos ketë mësim. Në orën 10:00 deri në 12:00, para çdo fakulteti do ketë protestë të pedagogëve dhe ne shpresojmë që do të na bashkangjiten edhe studentët në protestën tonë, e cila do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave”, theksoi Bislim Ahmetaj, pedagog në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit