Home Sporti Nesër zgjedhj...

Nesër zgjedhjet për president, FSHF akrediton veç mediat preferenciale

54
0

Ditën e nesërme (e martë), Federata Shqiptare e Futbollit mban zgjedhjet për presidentin e ri dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Vendimi për mbledhjen e asamblesë zgjedhore, u mor më 2 mars, nga një tjetër asamble jo e ligjshme.

Kjo për shkak se në atë kohë kishte një vendim gjykate që nuk e lejonte FSHF-në të organizonte procesin zgjedhor. Për rrjedhojë edhe 15 marsi është i paligjshëm, ndërsa pritet ndërhyrja e gjykatës, pasi asambleja të bëhet fakt.

Zyra e Dukës refuzon praninë e disa mediave për pasqyrimin e procesit zgjedhor. Në mënyrë preferenciale Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur disa media dhe ka lënë jashtë disa të tjera.

Kandidatë për kreun e ri të FSHF përveç Armand Dukës, i cili synon mandatin e gjashtë, është gazetari Dritan Shakohoxha, por edhe trajneri Sulejman Starova.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit