Home Sporti Neymar: Verra...

Neymar: Verrati më ka befasuar, është gjeni si Xavi dhe Iniesta

40
0

Ylli Brazilian i PSG-së, Neymar JR në një intervistë për Ligue 1 ka folur edhe për lojtarë të ndryshëm të “parisienëve”. Fillimisht ai nuk i kurseu elozhet për Messin.

“Jam shumë i lumtur që kam Leo Messin në PSG. Ai nuk është vetëm një idhull, por edhe një as, një gjeni dhe një mik. Kur ke miq në krah, dita është më e lehtë dhe më e relaksuar. Shpresojmë, që ne të shkruajmë historinë, ashtu siç bëmë më parë te Barcelona”, tha Neymar për La Repubblica.

Neymar më pas u pyet se cilët ishin futbollistët që e kanë befasuar më shumë te PSG.

“Dy prej tyre janë Kylian Mbappe dhe Marco Verrati. Mbappe është i ri, i shpejtë dhe një lojtar i madh. E dija që Verrati do të ishte një lojtar i shkëlqyer, por nuk e kisha kuptuar se është spektakolar. Një gjeni. Është një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur, së bashku me Xavin dhe Iniestan”, deklaroi Neymar. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit