Home Aktualitet Nga 0-2 në 2-...

Nga 0-2 në 2-2, Liverpooli shtang Arsenalin e Xhakës në “Anfield” (VIDEO)

435
0

Spektakël dhe gola në duelin mes Liverpoolit dhe Arsenalit, por në fund nuk ka fitues. Ndeshja e luajtur në “Anfield” do të përfundonte në shifrat 2-2, me skuadrën e Klopp që gati bëri një përmbysje spektakolare, teksa “topçinjtë” do të kryesonin fillimisht 2-0.

Në minutën e 8-të, Martinelli përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Klopp duke realizuar një gol të thjeshtë brenda zonës. Arsenali nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 28-të do të gjente dhe golin tjetër. as një aksioni të bukur, Martinelli jep një krosim perfekt në zonë për Gabriel Jesus, i cili lë të shtangur portierin Alisson.

Liverpooli rihap ndeshjen në minutën e 42-të me Salah, por egjiptiani do të shpërdoronte një penallti në fillimin e pjesës së dytë duke e dërguar topin jashtë kuadratit. 3 minuta nga fundi i kohë së rregullt, Firmino shënoi një gol të bukur me kokë, i shërbyer nga një pasim perfekt i Arnold. Arsenali mbetet në krye me 73 pikë, 6 më shumë se City, por dhe me një tjetër për të rikuperuar ekipi i Guardiolës. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit