Home Sporti Nga 0-2 në 3-...

Nga 0-2 në 3-2, Milani fiton me përmbysje spektakolare ndaj Veronës (VIDEO)

292
0

Milani ka arritur që të marrë një fitore spektakolare me përmbysje 3-2 ndaj Veronës. Në “San Siro” u zhvillua një ndeshje emocionuese, teksa kuqezinjtë dhanë një provë të vërtetë karakteri.

Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Milanin, që u gjend në disavantazh pas vetëm 7 minutash. Verona kaloi në avantazh me Caprarin, që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së kuqezinjve. Në të 24-ën, Barak do të dyfishonte shifrat me penallti.

Pas një pjese të parë thuajse në “errësirë” Milani gjeti forcat për të bërë përmbysjen e madhe në fraksionin e dytë. Giroud rihapi sfidën në minutën e 59-të. Në të 76-ën, kuqezinjtë fituan një 11-metërsh që do të kthehej në gol nga Kessie.

Pioli mendon që të hedhë në fushë edhe Ibrahimovic, duke i dhënë instruksionet e fundit, por goli do të vinte nga vetë vendasit, pasi mbrojtësi Gunter gaboi rëndë duke e dërguar topin në rrjetën e tij. Milani për momentin merr kryesimin e kampionatit me 22 pikë, 1 më shumë se Napoli. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit