Home Aktualitet Nga Amerika n...

Nga Amerika në Shqipëri me armë, kapet në Rinas

226
0

Një 51-vjeçar është arrestuar në Rinas pasi iu gjet një armë pistoletë dhe disa fishekë, teksa po futej në vendin tonë.

Sipas Policisë Kufitare të Rinasit, pasi kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm valixhen e shtetasit R. H., i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 51 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit