Home Aktualitet Nga Julian De...

Nga Julian Deda tek Fatma Haxhialiu, shfaqja “Dasma e hatashme” ju pret në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë

54
0

Në mbrëmje në Teatrin Veror të Liqenit Artificial ju pret dasma më e suksesshme e vitit në Tiranë. Shfaqja “Një dasmë e hatashme…” çeli siparin dje në mbrëmje në orën ora 20:00 tek Amfiteatri I Liqenit dhe do të jetë edhe këtë të martë dhe të mërkurë. Falë mbështetjes së Bashkisë Tiranës, vepra e autorit Robin Hawdon dhe me regji të Kiço Londos, ka në role aktorët Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha.
Në dasmën e Jul Dedës që luan Tom në rol, ajo që duket nuk është asgjë në krahasim me atë që ndodh dhe fshihet nga mbrapa dasmës.
Publiku në Teatrin Veror të Liqenit Artificial do të shijojë kaosin marramendës, që u ndodh dasmorëve.
Ngjarjet në veprën teatrore “Dasma e hatashme” me të cilën Teatri Shëtitës “Çajupi” nis stinën e re teatrore përshkruhen nga një kaos, nga mungesa e qetësisë, nga zgjedhjet gabim, nga çorientimi psiqik dhe fizik i personazheve dhe vetëm ndërhyrja e fortë e dashurisë bën që situata të kthehet në normalitet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit