Home Aktualitet Nga kryeminis...

Nga kryeministri te Theresa May,kush janë zyrtarët e shpallur non grata nga Rusia

190
0

Mediat britanike kanë zbuluar emrat e zyrtarëve që janë futur në listën e zezë të Rusisë.

Sot u bë e ditur se ministria e Jashtme e Rusisë i ka ndaluar hyrjen në Rusi kryeministrit Boris Johnson, Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike.

Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, veçanërisht vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.

Gjithashtu të ndaluara për të hyrë në Rusi janë edhe:

Dominic Raab

Grant Shapps

Priti Patel

Rishi Sunak

Kwasi Kwarteng

Nadine Dorries

James Heappey

Nicola Sturgeon

Suella Braverman

Theresa May.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit