Home Aktualitet Nga Muriqani ...

Nga Muriqani 10 mijë turistë në ditë, udhëtojnë për pushime në Shkodër. Pjesa më e madhe nga Gjermania, Hollanda apo Franca

105
0

Numri i turistëve në vendin tonë pritet të regjistrojë të tjera rekorde. Nisjen e sezonit turistik këtë vit më herët e konfirmojnë edhe shifrat në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi. Në Muriqan, një vit më parë kanë kaluar 4800-5000 qytetar, ndërsa në fundjavë kjo pikë kufitare pret 10.000 deri në 11.000 vizitorë, pjesa më e madhe e tyre nga Gjermania, Hollanda apo Franca.

“Ishim në Theth dhe shkuam të ujëvara, tek syri i kaltër dhe tek kanionet dhe tani po më dhëmbin këmbët. Është shume këndshëm këtu, përtej pritshmërive. Shume vend i mirë, njerëz shumë të këndshëm. Çfarë të ndryshoni ? Doganat”, tha një turist.

“Jemi nga Hollanda dhe qëndruam 5 ditë në Shqipëri. Në erdhëm nga Hollanda, në Itali, Greqi dhe pastaj përmes Shqipërisë. Po shikoj pafund makina me targa hollandeze këtu në doganë por jo, nuk njihemi, nuk jemi bashkë”, tregon turisti.

“Është shumë mirë. Vend i bukur për tu vizituar. Ka vende për kampingje, për akomodim, ushqim të mirë, lokale gjithçka çfarë të nevojitet. Këshilla ime ? Jo shumë turistë. Jo masivitet. Mos shkoni shumë larg me turizmin”, tha një tjetër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit