Home KRYESORE Nga “Pazari i...

Nga “Pazari i ri” te “Air Albania”, UEFA i bën reklamë fantastike Tiranës (VIDEO)

2779
0

Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë europiane, atë të Conference League. Roma dhe Feyenoord do të përballen këtë të mërkurë në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane.

UEFA Conference League ka zgjedhur t’ja prezantojë botës në mënyrën më të bukur kryeqytetin tonë.

Në një video 30 sekondëshe të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi … për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Feyenoord.

Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Conference League shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.”

l

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit