Home POLITIKE Nga rikthimi ...

Nga rikthimi i opozitës në Kuvend te arrestimet brenda PS, Braçe: Korrupsioni është kthyer në kulturë në vend

430
0

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur për të mërkurë për zhvillimet e fundit politike në vend. Lidhur me rikthimin e deputetëve të opozitës në Kuvend, ai u shpreh se nuk fshihet asgjë pas ndonjë marrëveshjeje, pasi Braçe thotë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes PS dhe Rithemelimit, por se sipas tij grupi që pengoi jetën parlamentare, vendosi që të heqë dorë nga kjo strategji.

“E para nuk ka marrëveshje. Nuk ka çfarë të fshihet kur nuk ka marrëveshje. Pala që kishte rolin kyç në destabilizimin e jetës parlamentare, si milici fashiste brenda Parlamentit për të mos lejuar marrjen e fjalës së deputetëve etj, ka hequr dorë nga ajo sjellje dhe i është kthyer jetës parlamentare, siç janë komisionet parlamentare. Ajo palë ka ikur nga strategjia për të pezulluar jetën parlamentare dhe tani është kthyer në jetën parlamentare. Nuk fshihet asgjë pas kësaj”, u shpreh Braçe për ”TCH”.

Sa i përket arrestimeve brenda Partisë Socialiste, Braçe u shpreh se e shqetëson fakti se korrupsioni në vendin tonë është kthyer në kulturë. Sipas tij paralelisht me SPAK, është PS ajo që duhet ta luftojë këtë lloj kulture.

“Nuk ka një rast të vetëm që PS të jetë bërë pengesë për SPAK. Patjetër më shqetësojnë, siç më shqetëson fakti që korrupsioni është kthyer në kulturë në këtë vend. SPAK i vetëm nuk mund ta bëjë këtë betejë me korrupsionin, sepse është luftë me kulturën, kulturën duket ta luftojë PS, me ligje, me kontroll të shtuar e gjithçka tjetër. Paralelisht me atë që bën SPAK, partia duhet të themelojë një kulturë kundër korrupsionit”, tha Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit