Home Aktualitet Nga shkollat ...

Nga shkollat e reja te “Kryeqyteti i kulturës dhe Dialogut” e Samiti B 40, Kojdheli rendit projektet për Tiranën e 2024

32
0

Drejtor i Investimeve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli në një intervistë televizive tregoi disa nga projektet dhe aktivitetet për Tiranën e vitit 2024. Ai vuri theksin te dy më të rëndësishmet, që janë Tirana si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” si dhe fakti që kryeqyteti shqiptar do mbajë presidencën e B40, unionit të qyteteve ballkanike.

“Një nga synimet e bashkisë ka qenë ta vendosë Tiranën në vëmendjen dhe prozhektorët rajonalë dhe ndërkombëtarë. Është një garë. Gara jonë nuk mund të jetë me Parisin, Romën dhe Berlinin. Por ne kemi këtë garën tonë në rajon pikë së pari. Sjell vëmendje dhe krijon ekonomi.

Viti Europian i Sportit solli në Tiranë mbi 10 aktivitete ndërkombëtare. Kemi aplikuar për titullin e Kulturës. Garuam me qytetet e tjera Mesdhetare. Ky titull fokusohet te rritja e komunikimit kulturor dhe dialogu mes kulturave në zonën e Mesdheut.

Sa i përket samitit, është një iniciativë e Stambollit dhe Athinës. Ky entitet mes 40 bashkish iniciuese fokusohet te ndërveprimi mes qyteteve. B 40 është një lidhje qytetesh ku flitet për tema, dhe angazhime për të aplikuar për projekte të përbashkëta evropiane. Kjo rrit kohezionin dhe ul dhe pak tonet e agresivitetit në nivel shtetesh. Fokusi do të jetë që Tirana të organizojë sa më shumë vente dhe të sjellë sa më shumë vizitorë që i bëjnë mirë qytetit”, tha Kodheli.

Ai foli edhe për investime të tjera në kryeqytet, që nga shkollat e reja e deri të ndriçimi LED. “Një nga prioritetet e bashkisë ka qenë rikonfigurimi i infrastrukturës arsimore dhe rehabilitimi i pjesës tjetër. Ka qenë traditë dikur në Tiranë që synoheshin disa shkolla. Infrastruktura arsimore në periferi të Tiranës, për shembull shkolla Ardian Klosi është e një niveli europian. Nuk ka krahasim me disa shkolla që synohen kaq shumë në qendër. Kryetar i bashkisë ka këmbëngulur që qytetarët të çojnë fëmijët pranë zonës ku ata banojnë. Gjithashtu do zëvendësohen llambat e vjetra me ndriçimin LED. Për vitin 2024 do të ketë ndërhyrje në 18 rrugë të reja. 9 prej tyre janë në zona rurale. Fokusi në zonat rurale është njësoj si në zonat urbane”, tha Kojdheli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit