Home Aktualitet Nga Shqipëria...

Nga Shqipëria, Mike Pence akuzon Biden: Pakti me Rusinë do ta hapi rrugën bombave nukleare

187
0

Pasi mbërriti në Rinas, ish-zv/presidenti amerikan Mike Pence vizitën e parë e bëri tek kampi i muxhahedinëve në Manzë. Nga aty Pence akuzoi presidentin e SHBA-së, Joe Biden duke thënë se ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë për programin nuklear të Iranit, ndërsa shtoi se marrëveshja e re do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë popullin e Iranit.

Pjesë nga deklarata

Administrata Biden janë duke e cenuar progresin që ne kemi bërë. Administrata amerikane po punon kundër programit që ne kemi bërë për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Administrata Biden pranoi se brenda një viti më shumë se ishte lejuar, ata kanë hequr sanksionet që kishim vendosur ne si administratë.

Administrata Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë në këtë këndvështrim për programin nuklear të Iranit. Kjo është e pajustifikuar. Kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e kësaj lufte. Unë si amerikan mund të them që këto masa janë të rrezikshme. Kjo mënyra nuk ka funksionuar kurrë. Programi nuklear do të shkaktojë shkatërrim. Marrëveshja e re do ta hapë rrugën e bombave nukleare.

Marrëveshja e re do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë popullin e Iranit. Besimi im na mëson se duhet të afinohemi me të mirën dhe të kundërshtojmë të keqen sot këtu si amerikanë. Ne e thërrasim administratën Biden të mbështesë rastin e lirisë. Kërkojmë të tërhiqen nga negociatat nukleare dhe të marrin një pozicion ndaj rezistencës nukleare. Nuk lejojmë regjimin e tiranëve për programet bërthamore në Iran.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit