Home Aktualitet Nga sot shërb...

Nga sot shërbimet kalojnë në e-Albania, asnjë sportel fizik i Kadastrës

19
0

Nga sot nuk do të ketë asnjë sportel të Kadastrës, pasi çdo shërbim do digjitalizohet. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania”, duke nisur sot kështu dhe reformën e Kadastrës.

Më 30 qershor kryeministri Edi Rama ftoi të rinj të aftë për të aplikuar për vendet e lira. Për ata që janë të zotë në Kadastër u kërkoi të qëndrojnë dhe të vijojnë punën. Dhe për të gjithë paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës.

Në ndryshime te bëra është automatizuar procesi, duke mënjanuar ndërhyrjet e punonjësit të Kadastrës. Një tjetër risi është “Fast Track”, për shërbime më të shpejta. Në fund, u bë me dije se shumë shpejt do të nis implementimi i Kadastrës 3D që do tu vij në ndihmë zonave urbane, ku ka dendësi të madhe të popullsisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit