Home Aktualitet Nga të ndalua...

Nga të ndaluarit për drogë te shoferët pa patenta, 13 të arrestuar nga policia në Tiranë

41
0

Sipas uniformave blu 13 shtetas janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale, që nisin nga shitja e lëndëve narkotike deri tek drejtimi i mjetit pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë;

– F. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. A., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit F. F., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. L., 49 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. Sh., 55 vjeç dhe F. M., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– I. L., 51 vjeç dhe A. V., 26 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

– A. D., 56 vjeç dhe A. T., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– N. P., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 12.06.2022, shtetasja M. F., 44 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. F., 22 vjeçe, së bashku me fëmijët e saj të mitur. Punohet për gjetjen e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit