Home Bota Ngecën në mes...

Ngecën në mes të detit me gomone, autoritetet franceze shpëtojnë 190 emigrantë

100
0

Emigrantë që shkojnë drejt Anglisë, jetën e tyre e vënë në rrezik duke udhëtuar për javë të tëra, në kushte të vështira. Autoritetet franceze të portit, bënë me dije se rreth 190 emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez u shpëtuan të shtunën në disa operacione.

Nga mbrëmja e së premtes deri ditën e shtunë, një varkë patrulluese e marinës franceze shpëtoi rreth gjashtëdhjetë emigrantë në brigjet e Zuidcot. Në një operacion të dytë në mëngjes, ata shpëtuan rreth 50 emigrantë të tjerë që ishin në rrezik në Em-de-Marc, gjiithashtu edhe anijet e mbytura u tërhoqën në portin e Calais.

Pothuajse 190 emigrantë u shpëtuan në më pak se 24 orë. Autoritetet vendosën masa drakoniane sigurie në tunelin e Manshit dhe portin e Calais, pikën e nisjes nga autoritetet franceze, por gjithnjë e më shumë emigrantë po provojnë fatin e tyre me gomone për të kaluar në Angli, duke rrezikuar jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit