Home Aktualitet Ngecin negoci...

Ngecin negociatat me Rithemelimin, deputeti i PS: S’ka pazare, ky është Bardhi që njoh unë

316
0

Negociatat mes PS-së dhe Rithemelimit kanë ngecur, ndërsa mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e parashikuar për ditën e sotme nuk u mbajt. Deputeti socialist Toni Gogu thotë se nuk ka pazare dhe për të tërheqja për të mos pasur më kaos është thjesht një reflektim i opozitës.

“Ky është Bardhi që njoh unë, ka qenë ministër Drejtësie, është profesionit, që përdor fjalën si mjetin kryesor të parlamentarzimit, besoj ka një ndërgjegjësim. Tha është një mbledhje normale, po diskutohet, diskutohet axhenda parlamentare. Bardhi dhe kolegët kanë kuptuar që parlamenti në rrënje ka të folurin, përplasen alternativat qeverisëse, nuk ka as shashka.

E gjitha ishte një pretekst për të fshehur rrënjën kryesore të problemit në familjen e tyre. Mbledhja është shtyrë në Konferencën e Kryetareve, s’ka marrëveshje, s’ka pazare. PS që kur e ka nisur, kemi bashkuar vullnetin tonë për 3 komisione hetimore, pavarësisht se si u keqpërdorën. Parlamenti ka funksion të bëjë ligje dhe të ushtrojë kontroll parlamentar, një komision nuk mund të dalë jashtë këtyre dy objektivave”, tha Gogu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit