Home Aktualitet Ngordhin rret...

Ngordhin rreth 200 pula në një fshat në Dibër, dyshohet nga gripi i shpendëve. AKU nis ekzaminimin

294
0

Rreth 200 pula kanë ngordhur në fshatin Rreth-Kalë në Dibër. Sipas News 24 dyshimet janë se ato mund të kenë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve i konfirmuar prej disa ditësh në vendin tonë.

Inspektorët e AKU-së kanë marrë mostrat e pulave të ngordhura për të bërë ekzaminimin e tyre.

Tashmë pritet përgjigja e këtyre ekzaminimeve për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.

Prej disa ditësh gripi i shpendëve është kthyer në shqetësim në vendin tonë, duke nisur që nga Durrësi.

Disa pulari në këtë qytet janë prekur nga ky grip duke sjellë ngordhje masive të pulave.

Pas disa ditësh ping pong me njëri tjetrin autoritetet vendosën të groposnin pulat e ngordhura në Xhafzotaj ndërsa 120 mijë krerë të prekura do të asgjësohen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit