Home Aktualitet Nis nga e par...

Nis nga e para puna për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pse socialistët prishën marrëveshjen?

73
0

Avokati i Popullit është parë nga politika si institucioni që duhet drejtuar nga të propozuar prej opozitës. Marrëveshja e pashkruar politike është implementuar që në dhjetorin e vitit 2011 kur socialistët, në atë kohë në opozitë, bllokuan të gjitha nismat që kërkonin shumicë të cilësuar në këmbim të votimit të Igli Totozanit në pozicionin e Avokatit të Popullit.

11 vite më vonë, fjalët i mori era dhe socialistët dolën kundër marrëveshjes së pa shkruar. Kandidatura e Ledio Brahos, krijoi një ngërç në kompromision politik, fillimisht brenda vetë grupit parlamentar të PD-së, dhe më pas me mazhorancën socialiste.

Ky sherr në sallën e seancës plenare ishte pasojë e një kompromisi të prishur. Nën zë socialistët kërkuan nga demokratët e Alibeajt votimin e Ardian Dvoranit në postin e Gjyqtarit Kushtetues, ndërsa ata do jepnin votat për Ledio Brahon. Dështimi bëri që Kuvendi të hapte një procedurë të re.

Avokati i Popullit është institucioni i cili me Reformën në Drejtësi, ka marrë kompetenca ekstra. Tani rol edhe në zgjedhjen e anëtarëve Kushtetuese përmes Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por mbi të gjitha ai vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për nismat e qeverisë, arsye e cila duket e mjaftueshme për të prishur një marrëveshje politike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit