Home Aktualitet Nis vala “Omi...

Nis vala “Omicron”, por spitalet në Shqipëri janë të qeta

56
0

Qarkullimi me shpejtësi i variantit ”Omicron” të Covid-19 po rrit ndjeshëm infektimet në vend. Veçanërisht pas festave, rastet pozitive me koronavirus janë disa herë më të larta se javët e mëparshme.

Për ekspertët, kjo valë infektimesh që sapo ka nisur do të mbizotërohet nga ”Omicron”. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se nuk duhet t’i trembemi shifrave të infektimeve, por situatës në spitale që momentalisht nuk ka ndryshime.

“Numërimi i rasteve të reja nuk bën sens të madh, na intereson ana klinike, a kanë nevojë për spital. Janë 107 vetë të tillë deri më tani, dhe këto janë potencialisht raste Delta, për ato Omicron duhet të presim rreth 2 javë”, thotë Alimehmeti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit