Home Forum Një 30-vjeçar...

Një 30-vjeçar si kryeministër i Shqipërisë

630
0

Nga: Redjon Shtylla

Klasa jonë politike ka një tendencë pronësie. Nëse në një vend tjetër, një kryeministër nuk ia del, dorëzohet dhe jep dorëheqjen. Nëse një kryetar partie dështon në zgjedhje, largohet. Në 32 vite pluralizëm, në vend janë po të njëjta fytyra, që themelet e tyre në politikë i kanë benotizuar dhe nuk lejojnë askënd që ti prekë, e jo më ti shembi.

Rotacionet janë pjesë e shëndetëshme e një qeverisje, sepse një grup i ri, sjell energji dhe përmirëson edhe më shumë. Një ndryshim i klasës politike nuk mund të shihet si dramë në vend, por si një normë që vendi të përmirësohet.

Presidenti i Estonisë, në një intervistë televizive në Shqipëri, tregoi sesi një 32-vjeçar mori frenat e qeverisë dhe e drejtoi vendin. Për shumë vite, ky shtet ka pasur në krye të qeverisë të rinj. Në zgjedhjet e përgjithshmë të parakohshme në Mal të Zi, kryeministri i ri do të jetë një 35-vjeçar dhe presidenti i ri i vendit është një 36-vjeçar, që ka studiuar në Europë dhe sot drejton shtetin.

Në vendin tonë nuk ka ndryshim. Edi Rama vijon në krye të qeverisë që prej vitit 2013. Sali Berisha vijon që të jetë kryetar i PD-së prej 32 vitesh, Lulzim Basha pas dështimeve është rikthyer për të qenë kryetar i PD-së së vulës. Ky vend ka nevojë për frymë të re, për një politikë të re. kështu rinia nuk do të largohet në masë nga vendi për të marrë rrugët e emigrimit.

Të rinjtë intelektualë janë ata që do ta çojnë Shqipërinë në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor.

Sot është koha që hapim kafazin në të cilin politika e ka futur rininë dhe bllokon lirinë e tyre për të marrë në dorë Shqipërinë, dhe të mos enden më rrugëve të Europës, për të kapur gomonen e rradhës dhe të mos quhemi më nga Britania e Madhe si ”pushtues”.

Vendi ka pasuri me të rini që mund të sjellë një ndryshim të dukshëm, që vlerësohet dhe i jep më shumë hapësirë të rinjëve, që ky vend të eci përpara edhe më shumë, edhe të mos kemi më një politikë të kaosit, por të zgjidhjes, në vend duhet një kryeministër tek të 30-tat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit