Home Bota Një bandë në ...

Një bandë në Kretë shfrytëzonte gra për trafikim fëmijësh, surrogaci dhe shitje vezoresh

28
0

Autoritetet greke kanë shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga 8 anëtarë, e akuzuar për birësime të paligjshme, nëna surrogate, martesa false, shitje vezësh dhe ADN-je dhe një mori veprash të tjera kriminale që lidhen me trafikimin e fëmijëve.

Një nga drejtuesit e bandës kriminale thuhet se ishte një gjinekolog, i cili rekrutonte gra nga Bullgaria dhe Gjeorgjia që, ose të bëheshin nëna surrogate ose të shisnin vezët e tyre. Ai i sillte gratë në Chania dhe i mbante në shtëpi ku kontrollohej ambienti, që të mos vihej re aktiviteti i tyre i paligjshëm. Rrjeti i trafikimit të qenieve njerëzore iu hiqte në mënyrë mjekësore qelizat dhe indet (vezët) nënave surrogate dhe i mbante peng ato për 9 muaj.

Sipas autoriteteve, anëtarët e grupit kriminal i shfrytëzonin gratë në mënyra të ndryshme, pasi fillimisht iu hiqnin vezët dhe dhe më pas i përdornin edhe si nëna surrogate. Një grua rumune dhe një gjeorgjiane gjenin gra të pambrojtura financiarisht dhe i bindnin të bëheshin pjesë e planit të tyre. Këto gra, nga Ukraina, Rumania, Moldavia, Gjeorgjia dhe Shqipëria pasi morën para u dërguan në Chania, ku filloi kalvari i tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit