Home Forum Një çorbë bal...

Një çorbë ballkanase në Athinë

30
0

Nga Mero Baze

Pika e fundit e deklaratës së përbashkët të vendeve ballkanike të thirrura në një takim informal në Athinë me rastin e 20 vjetorit të Samitit të Selanikut, kërkon një qëndrim të ri të BE për perspektivën evropiane të Ballkanit.

Por nëse i hedh një sy problematikës së kësaj mbledhjeje shikon se jo vetëm vendet e Ballkanit por dhe mikpritësja e tyre Greqia sillet si një vend ballkanik në raport me rajonin.

I vetmi lajm që prodhoi ky takim ishte përjashtimi I Shqipërisë nga mikpritësi I takimit. Përjashtimi, I cili lidhet me një konflikti që ka kryetari I zgjedhur I Bashkisë së Himarës me drejtësinë shqiptare, u ngrit nga Greqia zyrtare në nivel politik dhe shtetëror, duke përjashtuar Shqipërinë nga ky takim.

Do të mjaftonte ky fakt që të binte që në minutën e parë fryma evropiane e takimit. Vlerat dhe standardet e një vendi evropian, nuk përjashtojnë kryeministra nga takimi për probleme gati personale. Ai mund ta ftonte Edi Ramën dhe të ballafaqohej aty me problemin që mendon se ka çështja Beleri. Por kur e përjashton natyrisht që sillesh si një ballkanas I vogël.

Nën këtë frymë rivalësh ballkanike dhe probleme fqinjësh pastaj u zhvillua I gjtihë takimi.

Presidenti serb I premton armë presidentit Ukrainas më qëllim që të mos njoh Kosovën, kurse Kryeministri I Kosovës, i kërkon Greqisë dhe Ukrainës të njohin Kosovën ndryshe do kenë punë me të pastaj.

Kryeministri I Maqedonisë dhe I Malit të Zi I ankohen Vuçiqit se I ka kërcënuar ministri I mbrojtjes i Serbise, pse kanë njohur Kosovën dhe ai u këkron falje, dhe kështu ka vazhduar gjithë takimi.

Presidenti i Kroacisë pastaj kritikon ashpër Athinën për çeshtjen Beleri dhe sherri vazhdon.

Pra në një takim ku mikpritësi ka ngjyrosur tavolinën e takimit “evropian” si një ballkanas, duke bërë lajm përjashtimin e Shqipërisë, natyrisht nuk mund të pritet që gjithë fryma e bisedimeve të tjera të jetë evropiane.

Dhe në fakt kjo është tabloja e vërtet e Ballkanit, madje dhe e evropianëve të vetëm të ballkanit, që janë më shumë ballkanas se evropianë kur bëhet fjalë për raportet me fqinjët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0