Home Aktualitet Një komunist ...

Një komunist si kandidat, Ibsen Elezi shkresë Berishës: Përjashto Flamur Nokën nga PD-ja

783
0

Ibsen Elezi i ka dërguar një shkresë Sali Berishës dhe strukturave të tjera të PD-së së tij, ku kërkon përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Shkaku ka qenë firma që Noka ka dhënë për regjistrimin e komunistit Marko Dajti si kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Shkresën e ka publikuar vetë Ibsen Elezi, në një postim në rrjetet sociale, teksa krahas saj shkruan se Flamur Noka duhet të përjashtohet në mbrojtje të statutit dhe imazhit të Partisë Demokratike.

Elezi ka publikuar dhe dokumentin që tregon se me firmë të deputetit demokrat Flamur Noka, Partia Fronti i Majtë e Marko Dajtit, është regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Një vendim i pakuptueshëm i Flamur Nokës për të mbështetur Marko Dajtin për Tiranën, në një kohë që grupimi i drejtuar nga Sali Berisha ka kandidatin e vetë, Belind Këlliçin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit