Home ShowBiz Një ”mbret” i...

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

4640
0

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka edhe një luftë tjetër. Të gjithë jemi sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Aktori Jul Deda këtë javë është rritur me 1 mijë ndjekës, nga 449 mijë ka shkuar në 450 mijë. Roza Lati po ashtu ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar, nga 829 mijë tashmë numëron 830 mijë. Kalojmë tek çifti i vetëm brenda shtëpisë, Heidi dhe Romeo. Heidi ka pasur një rritje prej 1 mijë ndjekësish, por nga ana tjetër Romeo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve duke pasur sërish 336 mijë njësoj si javën e kaluar. Sa i përket Meriton Mjekiqit, njësoj si javën e kaluar ai është rritur sërish me 2 mijë ndjekës në Instagram dhe tani numëron 324K.

Një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi, duke shkuar nga 263 në 264 mijë. Sa i përket dosa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska ka shtuar 2K në Instagram, Liami ka fituar 200 ndjekës nga java e kaluar, ndërsa Jetmiri është rritur me 3.4K dhe ky është mbreti më i ri në rrjete sociale. Jetmiri tashmë është në një lojë që ka dalë kundër produksionit, kjo edhe ka rritur vëmendjen tek ai. Nga ana tjetër Egla Ceno, ka humbur 400 ndjekës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit