Home Aktualitet Një nga vikti...

Një nga viktimat në Fushë-Krujë me kokainë në çorape, zbulohet e shkuara kriminale

375
0

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e kësaj të diele në autostradën e Fushë-Krujë. Njëri prej viktimave të atentatit të trefishtë është arrestuar më parë për shpërndarje kokaine në Tiranë. Në vitin 2017 atij iu gjet në çorape dhe në çelësat e makinës, 22 doza kokainë.

“Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, arrestuan shtetasin: Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë.

3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover” Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, sipas njoftimit pesë vite më parë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit