Home Sporti Një rumun ven...

Një rumun vendos drejtësi në finalen e Conference League në Tiranë, e ka gjykuar dy herë Romën

50
0
Referee Istvfln Kovflcs (ROU) Reggio Emilia 16-06-2019 Stadio Citt‡ del Tricolore Football UEFA Under 21 Championship Italy 2019 Group Stage - Final Tournament Group A Poland - Belgium Photo Cesare Purini / Insidefoto PUBLICATIONxNOTxINxITA CesarexPurini

UEFA ka vendosur për arbitrat që do të vendosin drejtësi në finalen e Conference League, e cila do të luhet në Tiranë, më 25 maj në Arenën Kombëtare.

Do të jetë rumuni Istvan Kovacs që do gjykojë duelin, i ndihmuar nga bashkatdhetarët e tij Vasile Florin Marinescu dhe Mihai-Ovidiu Artene. Arbitri i katërt do të jetë Sandro Schärer. Ndërkohë jermani Marco Fritz do të jetë në VAR dhe Christian Dingert në AVAR.

Sa i përket precedentëve për arbitrin Kovacs, janë pozitive për Romën. Më 25 nëntorin e kaluar verdhekuqtë fituan 4-0 ndaj Zorya, teksa në atë duel ekipi i Mourinhos fitoi një penallti që nuk u kthye në gol nga Veretout.

Ndeshja tjetër ka qenë në 16 më të mirat në Europa league kundër Bragës, e fituar 2-0 nga Roma. Asnjë precedentë ndërkohë për Feyenoordin me arbitrin rumun. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit