Home ShendetI Një teknikë e...

Një teknikë e re rrit shpresat për kurimin e kancerit të pankreasit

180
0

Një teknikë inovative e “radioterapisë së brendshme” e bën kancerin e pankreasit të kurueshëm. Në San Camillo në Romë u krye me sukses implanti i parë në Itali i OncoSil.

Pajisja e mikrogrimcave me fosfor-32 ka qëllim uljen e vëllimit të një tumori të pankreasit në rastet kur është i avancuar dhe lokalisht i paoperueshëm.

Ky është një hap i rëndësishëm, që e vë objektin shëndetësor në plan të parë, në fushën e kërkimit dhe inovacionit për trajtimin e kancerit të pankreasit në BE.

E kryer në mënyrë endoskopike më 11 maj, te një pacient 65 vjeç, kirurgjia përdor një procedurë brakiterapie, një teknikë e terapisë me rrezatim në të cilën një burim rrezatimivendoset direkt brenda trupit të pacientit.

Procedura u realizua në kuadër të studimit europian “Osprey”, e cila në Itali.

Ndërhyrja është rezultat i një viti pune nga një ekip multidisiplinar që përfshin njësitë e mjekësisë Nukleare, Gastroenterologji, Ornkologji, Kirurgji e Transplantet dhe Kirurgjia e Përgjithshme dhe Fizika Sanitare e San Camillo-Forlanini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit