Home Aktualitet Një tjetër de...

Një tjetër deputet i PD i bashkohet Sali Berishës: Ja arsyet që më shtyjnë të mbështes “foltoren”

872
0

Edmond Spaho është një tjetër deputet i Partisë Demokratike që i bashkohet nismës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Deputeti Edmond Spaho e ka bërë të ditur këtë lëvizje të tij përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku thotë se “në këto kohë të vështira, PD më shumë se gjithçka, ka nevojë për lidership”.

Postimi i plotë i Edmond Spahos:

Të nderuar demokrate dhe demokratë,

PD është në gjendje shumë kritike pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe zhvillimeve të mëvonshme. Bunkerizimi i Partisë është sëmundja më e rëndë që na ka zënë dhe për këtë fajtorë jemi të gjithë, ne që kemi drejtuar edhe më shumë.

Hapja e Partisë, debati midis nesh, kolegjialiteti në vendimmarrje dhe veçanërisht dëgjimi i anëtarësisë janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe shpëtuar PD.
Janë këto arsyet që më shtyjnë të mbështes dhe marr pjesë në “Foltoren” e organizuar në qytete të ndryshme të vendit.

Unë “Foltoren” nuk e përkrah për emocion, por për idetë, frymën e lirisë që shpërndan dhe kohezionin. PD është aset i çmuar, që më së pari u përket demokratëve të çdo niveli, të cilët duhet të ndihen të përfaqësuar.

Të ndëruar miq,

Mandati i tretë në opozitë për fat të keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri avaz i vjetër”.

Kemi nevojë për një platformë të mirëmenduar se si do ta mundim Edi Ramën në zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata që do e zbatojnë dhe më pas miratohet në organet drejtuese të PD. E njëjta gjë vlen dhe duhet zbatuar edhe për reformat që synohet të ndërmerren.

Në këto kohë të vështira, PD më shumë se gjithçka, ka nevojë për lidership.

Lidershipi duhet t’u dalë për zot sfidave, të mbrojë vendimet që merr dhe të jetë në krye të antarësisë për t’i çuar ata në fitore.

PD duhet të përmirësojë thellësisht organizimin e saj. Ne nuk mund të kthehemi në pushtet me degë pa kryetarë, me kryetarë pa ushtarë apo me ushtarë të lënë të demoralizuar, të braktisur apo të vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund t’i thërrasim vetëm për zgjedhje të përgjithshme, vendore apo partiake.

Ne kemi nevojë të rikonceptojmë marrëdheniet me miqtë tanë ndërkombëtarë.

Për këtë duhet të pranojmë gabimet që kemi bërë vitet e fundit. Miqësia me ta nuk mund të jetë konjukturale apo e interesave të çastit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si proamerikane, ka jetuar si e tillë dhe do të jetë edhe në të ardhmen proamerikane.

Gjithçka për një PD të bashkuar, të fortë e të hapur për të garantuar fitoren e saj dhe qytetarëve shqiptarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit