Home Forum Një zarf i ku...

Një zarf i kuq në “Big Brother VIP” dhe një palë pran*a për banorin më të ri

800
0
Nga Albert Vataj Kanë mbetur të shokuar banorët e “Big Brother VIP” nga lajmi që u bë prezent në mesditën e sotme përmes një zarf të kuq që ka hyrë në shtëpi, ku bëhet e ditur se, banori më i ri i kësaj shtëpie, Liam Osmani, shoqërohet nga policia, largohet përfundimisht nga “Big Brother VIP”.
“Liami, sot paradite është shoqëruar nga institucioni i Policisë së Shtetit për veprime të mëtejshme procedurale, në lidhje me një vendim të prokurorisë së Tiranës, që e ka dënuar shtetasin, Liam Osmani, i cili nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani dhe nuk ka kryer pagesat përkatëse. Nga ky moment Liami nuk është më banor i “Big Brother VIP”” Ky ka qenë njoftimi që Sara, u’a ka bërë prezent banorëve të shtëpisë, përmes zarfit të kuq. Në njoftimin e Policisë së Shtetit shkruhet si vijon: “Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse” Kjo ngjarje nuk ka befasuar vetëm banorët e “Big Brother VIP”, por gjithë opinionin, në veçanti fansat dhe ndjekësit e këtij formati televiziv. “Ky Liami a nuk kaloj në doganë? Si erdhi nga Gjermania? Pse pikërisht sot e arreston policia, apo Show televiziv? Policia qenka e paaftë që lejon të hyjnë në territorin e Shqipërise persona që janë të dënuar.” Ngre disa pyetje një komentues në profilin zyrtar të “Big Brother VIP”. Këto pyetje nuk kanë marrë përgjigje, por fakt është se “Big Brother VIP” tashmë është me një fokus të shtuar të interesit publik. Mediat dhe rrjetet sociale po ziejnë, duke e kthyer “shoqërimin për veprime të mëtejshme procedurale” të Liam Osmani nga Policia e Shteti, në një çështje të ditës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit