Home Aktualitet Njohja e pens...

Njohja e pensioneve me Greqinë, marrëveshja hyn në fazë të re

60
0

Njohja e pensioneve me Greqinë nuk është me një çështje e lënë nëpër sirtarë. Qeveritë e të dy vendeve kanë mbyllur fazën e parë të bisedimeve ne Athinë e Tiranë, duke treguar vullnet për të përmbyllur marrëveshjen së shpejti. Marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë ka përparuar dhe të dy palët kanë rënë dakord parimisht.

Në shtator të vitit 2022, biseda janë bërë edhe në Athinë, dhe nëse marrëveshja arrihet shpejt, Greqia bëhet shteti i 15-të për mbulimin e sigurimeve shoqërore. “Takimi në Tiranë tregon vullnetin pozitiv që kanë palët për të bërë të mundur arritjen sa më shpejt të një marrëveshje të përbashkët, aq shumë të dëshiruar nga bashkatdhetarët tanë, por edhe qytetarët grekë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ISSH.

Projektligji për pensionet i paraqitur marsin e kaluar ne Parlamentin grek parashikon uljen me 30 vite qëndrimi për të përfituar pension kombëtar nga 40 vite që ishte. Emigrantët shqiptarë kanë qenë kontribues të rregullt në skemat e sigurimeve shoqërore greke për shkak se pagesat e sigurimeve lidheshin detyrimisht me marrjen e leje qëndrimeve.

Vlerësohet se janë mbi 700 mijë shqiptarë, të cilët kanë punuar pas viteve 90 në vendin fqinj. Nëse marrëveshja realizohet, atyre do t’u njihen vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore atje, duke përfituar kështu pensionin me formulën e përbashkët. Deri tani qeveria jonë ka negociuar me 14 shtete në fushën e sigurimeve shoqërore, duke lidhur marrëveshje përfundimtare me 13 prej tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit