Home ShowBiz Noizy “kthen”...

Noizy “kthen” në armiq të përbetuar Stresin e Cllevion: S’më ha mua…

1224
0

Stresi dhe Cllevio ishin miq të mirë me njëri-tjetrin, derisa ky i fundit u përfshi në një sherr fizik me Noizy-n më shumë se një muaj më parë. Cllevio ofendoi rëndë në rrjetet sociale reperin dhe shkoi në bizneset e tij në Durrës, i shoqëruar nga disa makina duke sharë e kërcënuar Noizy-n.

Arkimed Lushaj vendosi të mbajë në atë kohë anën e Noizy-t, të cilin e ka pasur armik të përbetuar, por që kohët e fundit ka rregulluar marrëdhëniet me të dhe shfaqen si dy miq të mirë. Kjo duket se nuk është pritur aspak mirë nga Cllevio dhe qëndrimi i Stresit ka prishur raportin mes tyre. Madje dy ish-miqtë kanë shpërthyer në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Stresi në një postim në rrjetet sociale shkroi: “Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, një mesazh që dukej se ishte drejtpërdrejt për Cllevion. Ky i fundit nuk u kursye ndaj tij duke e quajtur “b*q dhe legen”, ndërsa theksoi se “nuk e fal Arkimedin”. Ai u shpreh se nëse Stresi e vret do ngrihet nga varri dhe do e mbysë në krevatin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit