Home Aktualitet Noizy publiko...

Noizy publikon foton e kushëririt që i vuri flakën lokalit të tij

41
0

Pas incidentit të ndodhur për herë të dytë në lokalin e tij, reperi Noizy ka publikuar foton e kushëririt të tij Eraldo Musteqja, i cili u arrestua si autori kryesor i dyshuar i zjarrvënies.

Noizy thotë se Eraldo është rritur nga familja e tij që në fëmijëri dhe se ka ndërruar fenë, ndërsa shton se është bërë besimtar ekstremist.

Sipas tij, Eraldo e ka kryer këtë akt pasi kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

Ndër të tjera, ai shpreson që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptoj gabimin që ka bërë.

‘Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful Zinz është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro!’- shkruan Noizy.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit