Home Aktualitet Nuk e fitoi m...

Nuk e fitoi mandatin e deputetit/ Mehmetaj: Duhet të kishim pasur qasje tjetër

11
0

Ishte një nga emrat më të përfolur pasi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zgjodhi që të merrte mandatin si deputete në Fier. Kejdi Mehmetaj nuk arriti që të merrte mandat deputeti, edhe pse puna e saj si drejtuesja e LSI-së në qarkun e Fierit ka qenë e madhe. Në listën e LSI-së në Fier ajo ishte renditur e dyta.

Ajo thotë se në garën e 25 prillit, LSI-ja kandidoi me figura të reja, me idenë se ka ardhur koha dhe momenti që Shqipëria të ndërtonte një klasë te re politike, por Shqipëria nuk ishte gati.

”LSI në këto zgjedhje kandidojë me figura të reja, me idenë se ka ardhur koha dhe momenti që Shqipëria të ndërtonte një klasë të re politike, por siç duket Shqipëria nuk ishte gati dhe ne duhet të kishim zgjedhur në qasje tjetër, beteja tjetër do të jetë një betejë e menduar më mire edhe nga ana organizative por edhe nga ana për t’u përballur me pushtetin në aksionet e ardhshme”,-tha për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit