Home Sporti Nuk ka hapësi...

Nuk ka hapësira te PSG, Juventus tenton të rrëmbejë Donnarumma-n

119
0

Sapo fitoi “Euro 2020” Gigio Donnarumma zgjodhi që të niste një aventurë të re te skuadra e PSG. Gjithsesi deri më tani nuk ka rezultuar një zgjedhje e zgjuar, pasi “gardiani” i talentuar është lënë shpesh në stol nga trajneri Pochettino.

Juventus këtë sezon po vuan gabimet e shumta të portierit Szczesny, duke bërë që të mendojë për një zgjidhje tjetër për sezonin e ardhshme. Edhe pse nuk do të jetë e thjeshtë, bardhezinjtë do të kërkojnë të përfitojnë nga marrëdhëniet e mira me agjentin Mino Raiola për të tentuar afrimin e Donnarumma-s.

Nëse Pochettino nuk do të ndryshojë vendim për portierin e parë deri në fund të sezoni, me shumë mundësi Raiola do të kërkojë një aventurë të re për Gigio-n, teksa Torino mund të jetë destinacioni më i mundshëm. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit