Home Sporti “Nuk më pëlqe...

“Nuk më pëlqejnë lojtarët që nuk vrapojnë”, prapaskena e bujshme që dështoi kalimin e CR7 te City

9
0

Cristiano Ronaldo ishte shumë pranë një transferimi te skuadra e Manchester City-it gjatë kësaj vere. Sulmuesi portugez zgjodhi që të transferohej te rivalët e Manchester United, edhe për faktin se “qytetarët” nuk ishin të gatshëm që të investonin para për të.

Fakti që mbush 37 vjeç më 5 shkurtin e vitit të ardhshëm, ishte një arsye më shumë se përse City këmbëngulte që ta transferonte falas dhe jo duke paguar 30 milionë euro. Gjithsesi një arsye më e madhe, solli dështimin e kësaj lëvizje dhe lidhje me aspektin taktik. Pep Guardiola dha sinjale të qarta para duelit ndaj Arsenalit se kërkonte futbollistë që mund të vrapojnë.

“Pa top lojtarët duhet të vrapojnë sikur të ishte minuta e fundit e jetës së tyre. Nuk më pëlqen kur një futbollist nuk vrapon. Nuk më pëlqen aspak. Duhet të më bindin, pasi futbollistët e tjerë vrapojnë dhe ky djalosh nuk mund të mos vrapojë. Nëse i bind shokët, ndoshta. Nëse nuk vrapon për të tjerët, nuk e kupton këtë teori”, u shpreh Guardiola duke shpjeguar teorinë e tij. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit