Home POLITIKE Nuk ndalen pë...

Nuk ndalen përplasjet me policinë në Paris pas vrasjes së bashkëkombasve të tyre

135
0

Përleshje të reja shpërthyen sot në Paris mes policisë dhe pjesëtarëve të komunitetit kurd, të cilët protestojnë kundër vrasjes së tre anëtarëve të komunitetit të tyre dje.

Protestuesit kurdë përmbysën makina dhe zjarre të vogla shpërthyen rreth Place de la Democracie, pikë referimi tradicionale e protestës së kryeqytetit francez, pasi kurdët kishin organizuar më parë një protestë paqësore.

Përleshjet shpërthyen pasi disa protestues u larguan nga sheshi, duke hedhur kokteje molotovi ndaj forcave të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Tension edhe dje në Paris pas sulmit të armatosur

Kujtohet se dje edhe në Paris shpërthyen demonstrata pas sulmit të armatosur të një 69-vjeçari me viktima tre anëtarë të komunitetit kurd. Incidentet u ndezën në kryeqytetin francez me protestuesit që u mblodhën në vendin e tragjedisë dhe u përplasën me forcat e policisë. Parisi i ngjante një fushëbeteje, ndërsa dhjetëra policë u plagosën.

Forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë protestuesish kurdë pranë një qendre kulturore kurde në qendër të Parisit, para së cilës sulmuesi vrau tre persona. Incidentet filluan kur turma u përplas në një kordon të forcave të sigurisë që mbronin ministrin e Brendshëm francez Gérald Darmanin, i cili mbërriti në vendngjarje.

Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët nga ana e tyre hodhën objekte në drejtim të tyre, dogjën kazanët e plehrave dhe ngritën barrikada.

Nga ana e tij, presidenti francez Emmanuel Macron denoncoi një “sulm të urryer” që “shënjestroi kurdët e Francës” dhe me kërkesën e tij, kreu i policisë së Parisit do të presë sot liderët e komunitetit kurd.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit