Home Aktualitet ”O zonj...

”O zonjë i thërret trurit”! Flamur Noka debat me gazetaren: Pija lëngun ti Edi Ramës

21
0

Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ftuar në ”Breaking” me Fiori Dardhën, pati një përplasje me gazetaren, e cila e pyeste vazhdimisht pse PD-ja nuk është duke i mbrojtur votat e qytetarëve dhe kur do e marr situatën në dorë.

Flamur Noka: O zonjë i thërret trurit ti apo jo? Thërriti pra se logjika jote nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

Fiori Dardha: A nuk do ishte më mirë të largoheni nga politika se ka plot forca të reja?

Flamur Noka: Unë nuk tërhiqem për sa kohë votojnë demokratët, unë nuk jam në një betejë për qejf, as për të bërë lloqe siç bëni ju.

Fiori Dardha: Jo, jo unë nuk bëj lloqe fare zoti Noka.

Flamur Noka: E kisha shumë të thjeshtë të bëja rolin e Bravës, të merrja apartamente dhe kulla, por kam vendosur të kem përballë regjimin më të egër dhe kriminal dhe duhet të më falenderosh se po e bëj dhe për ty dhe për të tjerët.

Fiori Dardha: A mos ndoshta duhet të tërhiqeni si forcë politke deri sa tani nuk po i mbroni votat tuaja?

Flamur Noka: Ju gjeni fajin gjithmonë tek viktima, çdo qytetar duhet të jetë në alarm për këtë regjim kriminal që po përjeton. Me të gjitha mënyrat do e rrëzojmë Edi Ramën deri në 2025, me të gjitha mënyrat demokratike, ose pija ti lëngun Edi Ramës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit