Home Bota OKB trondit m...

OKB trondit me shifrën: Në vitin 2022 u vr*në 89 mijë gra e vajza në gjithë botën

46
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka tronditur me shifrën që tregon se numri i grave dhe vajzave të vrara në mbarë botën në vitin 2022 është rritur në nivelin më të lartë në 20 vjet.

“Rreth 89 000 gra dhe vajza u vranë qëllimisht vitin e kaluar”,-raportoi organizata e OKB-së që mbulon çështjet e grave, “UN Women” dhe organizata përgjegjëse për drogën dhe krimin, UNODC.

Më shumë se gjysma e vrasjeve ku viktima janë gratë dhe vajzat, rreth 55%, janë kryer nga familjarë apo partnerë, krahasuar me rreth 12% që rezulton të jetë numri viktimave meshkuj nga vrasjet.

Sipas të dhënave të OKB-së, numri më i madh i vrasjeve të grave dhe vajzave gjatë 2022, rreth 20 000 është regjistruar në Afrikë, e ndjekur nga Azia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit