Home Aktualitet ”Oksid ...

”Oksid etileni” në akullore, KLSH kallëzon në SPAK drejtorin e AKU-së

84
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar kontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Aksioni ka të bëjë me akulloret që duhet të ishin hequr jashtë tregur dhe ka marrë shtysë edhe nga denoncimet në mediat për sigurinë ushqimore, mes tyre edhe Ora News, ku janë denoncuar ushqime të skaduara dhe jashtë standardeve.

KLSh bën me dije nga auditimi i ushtruar, janë evidentuar mosveprime të Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të cilat janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit të drejtuar prej tij.

Për mosveprimet e Drejtorit të DPAKU, KLSH ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

“KLSH duke marrë shkas nga problematika e trajtuar në disa media, për t’iu përgjigjur ndjeshmërisë së publikut dhe informimit të tij për çështjet që lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore, ushtroi jashtë programit vjetor të miratuar, auditimin tematik në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me objekt: ”Mbi procedurën e ndjekur nga DPAKU nga marrja e njoftimit nëpërmjet sistemit RASFF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) për përdorimin e paautorizuar të substancës “oksid etileni” në prodhimin e produktit ”Akullore” (importuar dhe tregtuar në tregun shqiptar), deri në inspektimin, bllokimin, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e saj””,-thuhet në njoftim ndër të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit