Home Aktualitet ”Open B...

”Open Balkan”, analisti: Politikë përçarëse dhe turpëruese, Europa i ka harruar krimet e Millosheviçit

52
0

Për nismën ”Open Balkan”, analisti Genc Burimi thotë se tregu i lirë është mënyra më e mirë për transformuar jetën e qytetarëve, por Kosova nuk mund të ulet me në tavolinë me shtete që nuk e njohin. Ai thotë se Serbia nuk e njeh gjenocidin në Kosovë dhe se Rama nuk e ka përjetuar vetë dhunën e shqiptarëve të Kosovës.

”Nuk ka dy vizone të ndryshme. Tregu i lirë është mënyra më e mirë për transformuar jetën e qytetarëve. Në rastin konkret kemi dy realitete që nuk i kuptojmë dot. Kryeministri Rama nuk i ka përjetuar dhunën dhe shtypjen e shqiptarëve të Kosovës. Sot Serbia nuk e njeh publikisht gjenocidin që ka ushtruar në Kosovë dhe Ballkan. Pa u rregulluar kjo çështje, Kosova nuk mund të shkojë më larg dhe nuk mund të ulet në tvolinë me njerëz që nuk e njohin”.

Sipas analistit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po shkojnë drejt një bashkimi doganor që do të na ndajë nga Kosova. Ai e ka konsideruar një politikë përçarëse dhe turpëruese këtë të Ramës dhe Vuçiç. Sipas tij Rama duhet të bëhet një ambasador i Kosovës duke i kërkuar Serbisë të kërkojë falje dhe të njohë Kosovën.

“Rama, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po shkojne drejt kësaj rruge dhe kjo po na ndan me Kosovën. Është turp që Rama dhe Vuçiç të arrijnë në këto polemika të turpshme dhe përçarëse. Ajo që fitojmë nga kjo është më e vogël se dëmi që do të sjelli kjo gjë. Serbia ka benefite. Më mirë Rama të bëjë presion tek Bashkimi Europian sesa të bëjë presion ndaj Kosovës. Rama është sot në një axhendë të perëndimorëve. Rama mendon se nëse Kosova do të përfshihet ajo do të shihet me sy tjetër nga Europa. Rama duhet të bëhet një ambasador i Kosovës duke i kërkuar Serbisë të kërkojë falje dhe të njohë Kosovën”,-tha ai për ”News 24”. Sipas tij Europa nuk është e sensibilizuar për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit