Home POLITIKE ”Open B...

”Open Balkan”/ Krasniqi: Një lloj koalicioni Shqipëri-Serbi, nuk mund të kthehet në rajonale

348
0

Në tiranë u mbajt takimi i radhës për nismën rajonale ”Open Balkan” mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi shtetet e tjera të Ballkanit nuk pranojnë që të jenë pjesë e nismës.

Analisti Afrim Krasniqi thotë se nisma ”Open Balkan”, është një lloj koalicioni Shqipëri-Serbi që nuk mund të kthehet në rajonale. Për të është e pamundur që kjo nismë të arrijë të përfshijë të gjitha vendet e rajonit dhe të ofrojë një program për të bërë atraktive vendet skeptike.

”Ka disa tregues ekonomikë që kanë provuar se mes vendeve të rajonit nuk ekziston një treg funksional, i mundësive dhe konkurrues me BE. Mes rajonit dhe BE, gjithmonë be do të jetë gjithmonë opsioni numër një në të gjitha këndvështrimet. Edhe marrëveshjet e nënshkruara sot në tiranë nuk kanë ndonjë vlerë të madhe dhe nuk arrijnë të kenë ndonjë ndikim në ekonomi. Në këtë rast, Serbia përfiton më shumë sepse ka interesa në daljen në det”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit