Home Aktualitet ”Open B...

”Open Balkan”, Paskal Milo: Nismë pozitive nëse vihet të funksion të anëtarësimit në BE

106
0

Është pengesë ”Open Balkan” për çeljen e negociatave me BE-në? Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh pozitivisht nismën “Ballkani i Hapur”, vetëm nëse ajo vihet në funksion të plotë të integrimit të rajonit në BE. Lidhur me qasjen e Kosovës, Milo tha se ka ardhur koha për reflektim.

”Nisma duhet parë vetëm si një parapërgatitje e rajonit për të shkuar nesër në BE. Rëndësi ka fakti që procesi ka filluar. Mund të ketë shanse që ai të përparojë, por gjithmonë mbështetur mbi katër kriteret e BE. Kësaj nisme duhet ti bashkohen edhe Kosova, edhe Mali i Zi edhe Bosnje Hercegovina.

Shenjat u dhanë që në samitin e Presës. Ka ardhur koha që edhe Kosova të fillojë të reflektojë mbi përfitimet që mund të shfrytëzojë. Interesat mbrohen më mirë duke qenë në tavolinë dhe jo jashtë saj. Nëse e shohim si nismë të veçantë, do të ishte e dëmshme. Por nëse shihet si një nismë në funksion të plotë të anëtarësimit në BE atëherë është pozitive.

Ka modele të bashkëpunimit ballkanik që kanë dështuar në të shkuarën. Vendet e Ballkanit kanë luajtur rol klinetelist të njërit apo tjetrit. Nisma e sotme ka frymë pozitive, por nuk mund të jetë gjithçka. Duhet të bëhet akoma më progresive dhe si bllok i BP të kultivojë frymën evropiane”,-tha në studion e lajmeve në ”MCNTV”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit