Home Sporti Operohet Erik...

Operohet Eriksen, e ardhmja e tij me Interin mbetet enigmë

7
0

Christian Eriksen ka vendosur një defibrilator zemre, por karriera e tij në Serie A do të marrë fund nëse ICD është e përhershme. Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori i Danimarkës dhe Interit iu nënshtrua një operacioni dje për të implantuar një defibrilator të zemrës.

La Gazzetta dello Sport shpjegon se në Itali, është e ndaluar të luash me një defibrilator të zemrës të implantuar, sipas protokollit të Komitetit Kardiologjik Organizativ, i cili u azhurnua në 2017. Çdo sport kontakti është i ndaluar në Itali me një pajisje të tillë në zemër, ndërsa është e mundur që të luhet në liga të tjera, të tilla si Eredivisie ose Premier League.

Ende nuk flitet për një diagnozë të saktë, se cila ishte arsyeja e arrestit kardiak edhe pse lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një miokardit.

Pas 3-4 javësh, Eriksen do t’i nënshtrohet sërish testeve për të kuptuar nëse defribilatori do të jetë i përkohshëm apo i përhershëm. E ardhmja e tij në futboll mbetet enigmë. Kujtojmë se Eriksen pësoi atak kardiak në ndeshjen Danimarkë- Finlandë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit