Home Aktualitet ”Opozit...

”Opozita mbetet e përçarë”, Murati: Asambleja e PS-së mund të sjellë surpriza në qeveri

30
0

Gazetari i njohur Erl Murati, i ftuar në studion e ”News24” ka folur në lidhje me situatën politike në vend në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar. Sa i përket mundësisë së bashkimit mes Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ai tha se opozita mbetet në gjendje shumë të vështirë pasi sërish mbetet e përçarë.

“Pavarësisht se Bardhi dhe Berisha mund të bashkohen, kjo do të ishte e papërfillshme për forcimin e opozitës, pasi të gjithë faktorët duhet të bëhen bashkë. Vështirësia e opozitës qëndron te raporti i tyre me qytetarët e thjeshtë. Shoh që opozita është e përçarë në shumë copa dhe vështirë të jetë kompetitive në të ardhmen”, shtoi ai.

Sa i takon asamblesë së Partisë Socialiste, e cila do të mbahet të hënën, Murati tha se surprizat nuk përjashtohen në ndryshimet që priten të vijnë në qeveri.

“E vështirë të parashikohet cilët ministra do lëvizin, pasi Rama e vendos personalisht përbërjen e qeverisë. Të gjithë funksionarët dhe të emëruarit e mësojnë në transmetim direkt se në cilat dikastere janë emëruar. Ka pasur edhe largime surprizë në të kaluarën, pasi ministra të caktuar janë lavdëruar për punën e tyre. Nuk përjashtohen as surprizat në asamblenë e PS-së.

Nuk besoj se Rama i dorëzon emra drejtësisë, edhe pse mund të ketë më shumë informacion se ne. SPAK po fillon të ecë në këmbët e veta, pavarësisht kontrollit që mund të ketë mbi informacione mazhoranca.

Beleri është shtetas shqiptar. Nëse duhet ta mbrojë dikush është shteti shqiptar, jo ai grek. Rasti i tij i takon drejtësisë, nuk mund të ketë implikime diplomatike. Kryeministri ka pak në dorë për të bërë në këtë pikë”, deklaroi Murati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit