Home Aktualitet Orët e fundit...

Orët e fundit të Arben Ahmetajt me imunitet, afrohet seanca e posaçme

49
0

Dakordësia e socialistëve për t’i hequr imunitetin Arben Ahmetajt, nuk garantoi qetësi në seancë plenare. As fjalët e Dumanit, as kërkesa e opozitës nuk bindi mazhorancën që të ndryshojë rendin e ditës, duke u justifikuar me procedurën.

Refuzimi i demokratëve për t’u tërhequr ashpërsoi reagimet e mazhorancës, sidomos kur Gazment Bardhi citoi emrat e socialistëve të tjerë që përmenden në dosjen e SPAK ndaj Ahmetaj. Ermonela Felaj nuk e përballoi mirë lakimin e saj duke shpërthyer në fyerje ndaj demokratit, që u përgjime të njëjtën gjuhë.

Në pritje të votohej si ministër i Brendshëm, Taulant Balla vijoi me rolin e kreut të grupit, duke qetësuar deputeten socialiste, që mori kohën e saj dhe reagoi në një moment tjetër, për të hequr nga vetja përgjegjësinë e procedurave të inceneratorëve. Sali Berisha kishte një pyetje për Damian Gjiknurin, ndërsa Gazment Bardhi i kujtoi deputetit socialist sfidën për mandatin.

Numri dy i Partisë Socialiste, replikoi nga oborri i parlamentit. Edi Rama nuk u shfaq në seancë, ndërsa Taulant Balla kreu edhe ndërmjetësimin e fundit me opozitën, duke thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku u gjet një zgjidhje e ndërmjetme duke afruar të premten seancën e posaçme për Ahmetajn.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit