Home Aktualitet Osmani uron E...

Osmani uron Erdogan: Mezi pres të punojmë bashkë!

54
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj turk, Rexhep Tajip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Në një reagim në Twitter, Osmani shprehet se mezi pret të punojnë bashkë për të mirën e të dy vendeve.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Erdogan për fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëhiqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani.

Sipas rezultateve të publikuara nga mediat në Turqi, Erdogan arriti fitoren ndaj kundërshtarit të opozitës, me rreth 51.4 % të votave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit