Home Aktualitet Pa Ambasadore...

Pa Ambasadoren Amerikane, Basha është i mbaruar!

1141
0

Dje u mbyll beteja e parë mes Berishës dhe Bashës. Ish-kryeministri e sfidoi hapur pasi ka mbledhur 4200 firma delegatësh nga 7600 veta që ka Kuvendi Kombëtar i PD. Bile mbrëmë, Berisha tha te Blendi Fevziu se janë edhe 600 firma të tjera gati dhe se në Kuvend do ketë 2/3 e delegatëve.

Por një gjë bëri përshtypje mbrëmë kur Edi Paloka tha ndër të tjera se mbi 1 mijë e ca delegatë janë fallso pasi jetojnë jashtë Shqipërisë por janë futur kot nga Basha sa për të krijuar idenë e madhështisë së Kuvendit. Ndërkohë PS, si partia më e madhe ka më pak delegatë Kongresi. Por Edi Rama është mjeshtër dhe e njeh mirë sensin e masës.
Ndërsa në PD kanë shifra me shumë delegatë dhe marrin me pak vota se PS!
Pra beteja e parë u mbyll mbrëmë. Deri tani kemi fitues Sali Berishën.
Por beteja e dytë do të jetë Kuvendi Kombëtar më 11 dhjetor.

Edhe këtë duket hapur se e fiton Berisha.

Ndërsa beteja finale, ajo me letra në tavolinë, duket se do ta fitojë Basha. Por në të vërtetë LUFTA fitohet kush ka ushtri e jo kush ka skica lufte!
E megjithatë në një betejë duhen ALEATË. Dhe Basha ka pas vetes AMBASADOREN AMERIKANE.

Kjo nuk është gjë e vogël.
Këtu ngatërrohet fituesi! Ndonëse në kutitë e votimit votojnë shqiptarët dhe nuk voton ambasadorja, por një matematikë e vështirë lufte është në fushë pasi Yuri Kim nuk është person. Ajo është Amerika!

Dhe me SHBA nuk fitohet nëse e ke kundër!
Por Amerika ka dhënë shembuj se mbetet praktike; po fitove zgjedhjet ajo ose hesht ose është me ty.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit