Home Aktualitet Paketa “Sigur...

Paketa “Siguria në shkolla”, ministri Balla: Objektiv, parandalimi i kr*minalitetit tek të rinjtë

49
0

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për paketën “Siguria në shkolla”. Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të komisionit, Balla u shpreh se kjo nismë lindi nga nevoja për të garantuar sigurinë e fëmijëve përtej murit apo oborrit të shkollës, duke shtrirë rrjetin e sigurisë edhe në të gjithë zonën e perimetrit rreth shkollës së frekuentuar.

“Objektivi ynë kryesor në ndërmarrjen e kësaj nisme ishte pikërisht parandalimi i kriminalitetit dhe i përdorimit të substancave narkotike në radhët e të rinjve, si dhe goditja pa kompromis e rrjetit të shpërndarjes së drogës në perimetrin e sigurisë në të gjitha shkollat në rang vendi”, u shpreh Balla.

Ministri i Brendshëm u shpreh se, paketa e sigurisë në shkolla përkthehet edhe në një qasje të re penale në raport me veprat që vënë në rrezik apo cenojnë sigurinë e fëmijëve brenda këtij perimetri sigurie.

“Ndryshimet ligjore të propozuara në Kodin Penal, në kuadër të kësaj pakete, parashikojnë ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen në mjediset e institucioneve arsimore ose në perimetrin e sigurisë së tyre, për vepra penale veçanërisht të rrezikshme për të rinjtë”, u shpreh Balla.

Ndër të tjera, Balla nënvizoi edhe se në kuadër të kësaj pakete, që në fillim të vitit të ri shkollor, Ministria ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve të përfshira në çështjet e sigurisë, për marrjen e masave të shtuara sipas fushës së përgjegjësisë për garantimin e sigurisë në perimetrin rreth shkollave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit